Startseite » Zinedine Zidane zbulon klubin për të cilin është penduar që nuk ka luajtur atje
Sport

Zinedine Zidane zbulon klubin për të cilin është penduar që nuk ka luajtur atje

Është e vështirë të thuash se Zinedine Zidanes i mungoi diçka gjatë karrierës së tij si futbollist aktiv, por legjenda franceze së fundmi ka pranuar se ka një klub për të cilin ai kishte shpresuar se do të luante për ta.

Pasi filloi shkëlqimin e tij tek Juventusi, e dominoi lojën tek Real Madridi dhe arriti suksese në arenën ndërkombëtare me Francën, ka shumë gjëra për të cilat Zidane mund të flas me krenari.

Por, si çdo futbollist profesionist, ai gjithmonë ka kërkuar më shumë. Mund të kenë qenë trofetë, më shumë gola, ose thjeshtë, të jesh në gjendje të luash për klubin tënd të fëmijërisë.

Është kjo e fundit e cila e mbush Zidanen me pendim, pasi ai ka dhënë për faqen zyrtare të Marseille se do të donte të kishte luajtur për gjigantin francez, pasi ka lindur dhe është rritur atje.

“Olympique Marseille është në një pozitë të mirë. Unë nuk kam luajtur kurrë atje, por ishte një dëshirë e cila nuk u realizua asnjëherë”.

“Të jem këtu në klub, të shoh qendrën stërvitore, duket sikur një klub i madh, ka me të vërtetë disa gjëra interesante”, ka thënë Zidane.

Zidane kishte marrë hapat e parë të futbollit në akademinë e Cannes para se t’i bashkohej Bordeauxit, aty ku qëndroi për katër vite para se të transferohej tek Juventusi.

Por natyrisht, Zidane e vendosi veten si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit mes viteve 2001 dhe 2006./Telegrafi/