Startseite » Zhegrova i kërkoi falje trajnerit Foda
Sport

Zhegrova i kërkoi falje trajnerit Foda

Edon Zhegrova u largua në minutën e 67-të nga ndeshja e mbrëmshme, duke u zëvendësuar nga Emir Sahiti. 

Ai u largua herët nga fusha, pasi në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë.

Për faqen zyrtare të FFK-së, lojtari i Lille tha disa fjalë për fitoren dhe për ndeshjen e ardhshem ndaj Rumanisë.

Ai nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin dhe i kërkonte trajnerit Foda mos ta zëvendësonte. “I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova i cili shtoi se ndaj Rumanisë është një finale dhe shkojnë vetëm për fitore.