Startseite » Windows ka një opsion për mbrojtjen nga ransomware: Ja sesi ta aktivizoni
Tech

Windows ka një opsion për mbrojtjen nga ransomware: Ja sesi ta aktivizoni

Ransomware janë problematikë. Ky lloj malueri enkripton të dhënat në kompjuter duke ju bllokuar qasjen në to ndërsa një haker kërkon që të paguani në mënyrë që të rifitoni të dhënat tuaja.

Me fjalë të tjera ju mbaheni peng derisa të paguani. Mbrojtja më e mirë ndaj ransomware është të shmangni uebsajtet dhe shkarkimet të cilat njihen për përhapje maluerësh.

Softuerë modernë të antiviruseve zakonisht kufizojnë cilat aplikacione modifikojnë të dhënat tuaja zakonisht shënjestruar nga ransomware. Microsoft Defender, i cili është i integruar në Windows, mund të bëjë një gjë të tillë.

Disa suita antivirusesh gjithashtu krijojnë kopje automatike rezervë në rast se lind nevoja për rikthimin e të dhënave. Por ndryshe nga softuerët e antiviruseve, këto masa mbrojtëse nuk janë të aktivizuar automatikisht në Microsoft Defender, duhet ti aktivizoni vetë.

Ja sesi të aktivizoni mbrojtjen nga ransomware në Windows

Hapi i parë: Hapni Windows Security

Hapni aplikacionin Windows Security në PC duke shkuar në mënyrë Start dhe kërkuar Windows security dhe shtypur enter ose duke hapur aplikacionin Settings dhe më pas zgjedhur Windows Security në panelin majtas.

Hapi i dytë: Gjeni opsionin e ransomware

Në aplikacionin Windows Security klikoni Virus & threat protection. Më pas klikoni Manage ransomware protection në fund të ekranit.

Më pas aktivizoni controlled folder Access. Ky opsion kufizon qasjen në folderat OneDrive, Documents, Pictures, Videos, Music dhe Favorites. Manualisht mund të shtoni edhe foldera të tjera.

Hapi i tretë: sigurohuni që jeni të kyçur në OneDrive

Kufizimi i aksesit në të dhëna dhe foldera nuk i mbron ato plotësisht. Një metodë tjetër mbrojtjeje është krijimi i kopjeve rezervë që Windows i bën automatikisht nëse jeni të kyçur në OneDrive.

LEXO EDHE:  Chatboti AI Grok i X bëhet i disponueshëm edhe përdoruesit e planit bazë Premium

Për të konfirmuar se kjo masë mbrojtëse është e aktivizuar, duhet të shkoni në Ransomware protection > Ransomware data recovery.