Startseite » Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Showbiz

Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës ditën e sotme.

Klan Kosova raporton se Stresi është paraqitur në policinë e Pejës, së bashku me avokatin.

Këngëtari ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimet se ishte përfshirë në një sherr në një lokal nate në Pejë disa muaj më parë.

Në lidhje me këtë rast, Stresi po merret në pyetje nga policia.