Startseite » Rey Manaj humbet Kombëtaren
Sport

Rey Manaj humbet Kombëtaren

Rey Manaj humbet sfidat e nëntorit. Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt normalitetit, sulmuesi lushnjar ndalet nga një dëmtim i rëndë. Nga ekzaminimet e klubit të tij, Sivaspor ka konfirmuar probleme muskulare për Manaj, i cili kishte gjetur ritmin në fushën e lojës.

Tre gola në dy ndeshjet e fundit e shndërruan Manaj në lojtarin kuqezi të momentit, gjithsesi, pak ditë para zyrtarizimit të listës së Sylvinho për dy sfidat e nëntorit përfundon në infermieri.

27-vjeçari padyshim do të ishte në planet e trajnerit brazilian për duelet me Republikën Çeke edhe Ukrainën. Rey Manaj ka qenë shpesh jashtë fushave të lojës këtë sezon, duke e penguar të jetë në ritmin e duhur fizik. Në këtë sezon, ai ka shënuar 4 herë për skuadrën turke që në këtë edicion po lufton për pozicionet e larta të renditjes.

Po për shkak dëmtimi, Manaj mungoi për kombëtaren shqiptare edhe në sfidën me Çekinë e Gjeorgjinë, ndërsa në sfidën e parë të Ligës së Kombeve, Manaj asistoi një prej golave në fitoren ndaj Ukrainës.