Real Madridi e ka mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 1-2.
“Mbretërit” krijuan epërsi qysh në minutën e 20-të të takimit, me supergolin e Kylian Mbappes.
Ndërsa më të nisur pjesa e dytë, ishte Swedberg ai që barazoi shifrat në 1-1, njofton Klankosova.tv.
15 minuta më vonë, ishte Vinicius Junior ai që shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit.
Kjo ishte ndeshja e 42-të rresht për Realin, të cilët nuk pësojnë humbje në La Liga.
Aktualisht, Reali gjendet në vendin e dytë me 24 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që është në të parin, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, teksa Celta është vendin e 10-të me 13 pikë.