Startseite » O’Brien në Kosovë, e pret Kurti
Lajme

O’Brien në Kosovë, e pret Kurti

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien sot viziton Kosovën, ku do të pritet nga kryeministri Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se takimi mes Kurtit dhe O’Brien do të zhvillohet në ora 15:00, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, O’Brien është shprehur se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e tyre të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi dhe sipas tij, më e rëndësishmja është që serbët në Kosovë të jetojnë  si qytetarë normalë evropianë.

Sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, zyrtari i lartë amerikan tha për RTS-në se është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet dhe sipas tij, “në këtë kuptim drafti i Statutit duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe të ketë një diskutim më të gjerë në mënyrë që serbët në Kosovë të mund të integrohen si në jug ashtu edhe në veri”, transmeton Klankosova.tv.

Etiketimet