Startseite » Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Lajme

Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet në Pressing nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci theksoi se një pjesë e madhe janë larguar për shkak të presionit nga strukturat e sigurisë në Serbi, por aktualisht janë rreth 45 pjesëtarë serbë që shërbejnë në ushtrinë e Kosovës.

“Po ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe pse dihet që një pjesë e madhe janë detyruar ta braktisin për shkak të presionit të vazhdueshëm që kanë pasur ata dhe familjarët e tyre nga strukturat e sigurisë në Serbi. Aktualisht është 1.4% e pjesëtarëve të Forcës së Kosovës që janë të komunitetit serb, rreth 45 pjesëtarë, aty ka qenë diku”, tha Maqedonci në Pressing, transmeton Express.