Startseite » Ministri i Jashtëm i Luksemburgut nesër viziton Kosovën
Lajme

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut nesër viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel nesër do të vizitojë Kosovën.

Ai do të pritet nga ministrja Donika Gërvalla, me fillim nga ora 12:40, përcjell Klankosova.tv.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje, në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se pas takimit, do të mbahet konferenca për media.