Startseite » Loredana Zefi po vjen me një libër, del në treg më 18 nëntor
Showbiz

Loredana Zefi po vjen me një libër, del në treg më 18 nëntor

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, po vjen për herë të parë me një libër.

Në të, ajo thekson se ka shpalosur detaje nga jeta dhe karriera profesionale – duke përfshirë edhe të kaluarën e saj – e cila jo pak ka bërë bujë në media.

Bukuroshja, që jeton dhe vepron në Zvicër, njoftoi se libri do të dalë në treg më 18 nëntor.

Autorja e “Nëse don” me gjasë do të përfshijë edhe historinë me Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.

Postimi i plotë i Lorit (pa ndërhyrje):

“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndjerë, përjetuar dhe jetuar.

Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë më dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri.

Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat nuk do të kisha ëndërruar t’i bëja publike më parë.

Libri im “Als mein herz brach” apo në shqip (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”. /Telegrafi/