Startseite » Ja sesi të instaloni versionin eksperimental publik të iOS 18
Tech

Ja sesi të instaloni versionin eksperimental publik të iOS 18

nstalimi i versioneve eksperimentale është bërë më i thjeshtë me kalimin e viteve. Së pari nëse nuk keni instaluar asnjëherë një version beta të iOS duhet të vizitoni uebsajtin e Programit Beta të Apple dhe të regjistroheni me llogarinë tuaj në Apple.

Tani që është bërë e disponueshme, ju mund të testoni betan publike të iOS 18 përpara se të mbërrijë zyrtarisht në Vjeshtë.

Përpara se të procedoni me instalimin e tij, duhet të keni parasysh se emërtimi “beta” nënkupton një version eksperimental i cili mund të shfaqë probleme të cilat ju shqetësojnë.

Disa aplikacione të palëve të treta mund të mos funksionojnë dhe shumë funksionalitete të Apple ose mund të jenë jo-konsistente ose me probleme.

Megjithatë ky është qëllimi i versioneve eksperimentale, që Apple të zbulojë problemet dhe ti adresojë në mënyrë graduale. Ne nuk rekomandojmë instalimin e versioneve eksperimental të çdo softueri, përfshirë një sistemi operativ, në një pajisje që e përdorni rregullisht dhe është parësore.

Pajisjet që mbështeten nga iOS 18

Ju do të keni nevojë për një iPhone të fundit për të testuar betan publike. Për iOS 18 vetëm modelet e mëposhtë janë të mbështetura:

  • iPhone 15
  • iPhone 15 Plus
  • iPhone 15 Pro
  • iPhone 15 Pro Max
  • iPhone 14
  • iPhone 14 Plus
  • iPhone 14 Pro
  • iPhone 14 Pro Max
  • iPhone 13
  • iPhone 13 mini
  • iPhone 13 Pro
  • iPhone 13 Pro Max
  • iPhone 12
  • iPhone 12 mini
  • iPhone 12 Pro
  • iPhone 12 Pro Max
  • iPhone 11
  • iPhone 11 Pro
  • iPhone 11 Pro Max
  • iPhone XS
  • iPhone XS Max
  • iPhone XR
  • iPhone SE (gjenerata e 2-të ose vonë)

Nëse keni një telefon tjetër atëherë jeni pafat. Por duke pasur parasysh se ky softuer përfshinë modelet që datojnë prej 2018-ës, me shumë gjasa keni një telefon goxha të vjetër.

Ja sesi të instaloni betan publike të iOS 18

Instalimi i versioneve eksperimentale është bërë më i thjeshtë me kalimin e viteve. Së pari nëse nuk keni instaluar asnjëherë një version beta të iOS duhet të vizitoni uebsajtin e Programit Beta të Apple dhe të regjistroheni me llogarinë tuaj në Apple.

LEXO EDHE:  Komisioni Europian mund të gjobisë Apple me 500 milionë euro për konkurrencë të pandershme

Më pas navigoni në Settings > General > Software Update në iPhone tuaj. Zgjidhni opsionin “iOS 18 public Beta.” Më pas rikthehuni tek ndërfaqja Software Update dhe duhet të vini re një opsion për instalimin e softuerit beta. /PCWorld Albanian