Startseite » Guardiola “gati” për ta këshilluar pasardhësin e tij
Sport

Guardiola “gati” për ta këshilluar pasardhësin e tij

Pep Guardiola, thotë se është i gatshëm të japë këshilla për Manchester Cityn kur klubi të fillojë kërkimin për pasardhësin e tij.

Menaxheri i suksesshëm, i cili ka fituar gjashtë tituj në Premier League dhe një Ligë të Kampionëve, është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe spekulimet për të ardhmen e tij janë të shumta.

Guardiola ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim nëse do të vazhdojë për një sezon të 10-të në Etihad Stadium.

Megjithatë, ai tha se kur të vijë koha për t’u larguar, është i gatshëm të ofrojë mendimin e tij për atë që duhet ta zëvendësojë.

“Do t’i jap mendimin tim si mik, por vendimi është i klubit”, tha Guardiola.

“Drejtorit të ri sportiv i takon të zgjedhë pasardhësin tim”, shtoi ai, raporton Onefootball.com, transmeton Klankosova.tv.

Spekulimet janë intensifikuar pas njoftimit se drejtorit të futbollit, Txiki Begiristain, do t’i japë dorëheqjen verën e ardhshme.

Begiristain dhe shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, kanë qenë mbështetje të rëndësishme për Guardiolën që nga fillimi i tij në Manchester.

Guardiola shprehu mirënjohjen për ndihmën e tyre dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes nga hierarkia e klubit në momentet e vështira.

Manchester City rikthehet në aksion me një ndeshje ndaj Wolves të dielën, ndërsa Kevin De Bruyne dhe Nathan Ake pritet të mos jenë në formacion për shkak të lëndimeve.