Samsung Galaxy AI do të jetë i disponueshëm në disa gjuhë të botës. Konkretisht gjiganti Korean premtoi të sjellë mbështetjen për një total prej 20 gjuhës dhe dialektesh deri në fund të 2024.
Galaxy AI është një set funksionalitetesh me inteligjencë artificiale që debutuan në fillim të vitit me lançimin e serive Galaxy S24.
Këto seri treguan çfarë modelet AI të Samsung mund të arrinin përmes aplikacioneve të produktivitetit dhe kreativitetit. Funksionalitete si Live Translate gjithashtu debutuan së bashku me të.
Samsung tani thotë se Galaxy AI do të vinte për katër gjuhë të reja duke sjellë totalin në 20. Ky ekspansion përfshin gjuhën Turke, Suedeze, Holandeze dhe Rumune të cilat vinë deri në fund të 2024.
Kompania planifikon të mbështetë disa dialekte Kineze dhe gjuhën Portugeze në Europë. Gjuhët e reja mund të shkarkohen si pako nga konfigurimi i aplikacionit në pajisjet Galaxy. /PCWorld Albanian