Startseite » Gabimet në Kuzhinë që Helmojnë Ushqimin
Shëndeti

Gabimet në Kuzhinë që Helmojnë Ushqimin

Rreziqet që i kanosen shëndetit tonë e kanë shpesh pikënisjen nga vendi ynë i preferuar, kuzhina.

Sado që të përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm, procesi i gatimit dhe mënyra e përpunimit të ushqimit në kuzhinë është tejet i rëndësishëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për gabimet që jeni dukë bërë në kuzhinë, të cilat ndoshta mund të mos i bëni më nga sot e tutje.

Yndyrnat e gabuara

E dimë që vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm, por nuk mund të gatuani gjithçka me të.

Gjalpi apo vaji i arrës së kokosit janë gjithashtu disa alternativa të mira por vetëm për disa ushqime.

Secila prej këtyre yndyrnave kanë një pikë të caktuar durimi për nxehtësinë.

Në një temperaturë të caktuar ato digjen.

Kur vaji apo gjalpi nxjerr tym, atëherë me të janë çliruar radikalet e lira.

Kufizoni përdorimin e vajit të misrit dhe sojës që shkaktojnë diabet.

Sasia e rekomanduar e vajit në gatim është maksimumi dy lugë gjelle, jo më shumë.

Vaji i ullirit ka disa përbërës të rëndësishëm që shkatërrohen në temperaturë të lartë ose në momentin që nxjerr tym.

Skuqja e ushqimeve

Ekspertët nuk ekzagjerojnë kur thonë se ushqimet e skuqura mund të jenë vdekjeprurëse nëse konsumohen çdo ditë.

Skuqja zhvesh ushqimet nga çdo përbërës i shëndetshëm dhe i pajis ato me yndyrna trans dhe i bën toksike.

Pjekja e tepërt e mishit

Mishi i djegur, ose i gatuar më tepër seç duhet mbart rreziqe për shëndetin.

 

Gatimi i mishit në temperaturë mbi 150 gradë, nxit lëshimin e 2 substancave të rrezikshme që dëmtojnë ADN-në e njeriut.

Për më tepër, gjatë metabolizmit, substancat e njohura si HCA dhe PAH aktivizojnë disa enzima që rrisin gjasat për shtim të qelizave të dëmshme.

Nëse e gatuani mishin në zgarë, atëherë përpiquni të shmangni periudha të gjata pjekjeje.

Pajisjet e gabuara

Konsumatorët shqiptarë paguajnë shumë për të pasur tenxheret dhe tiganët më të mirë, që nuk ngjisin dhe që pastrohen lehtë.

Por, këto pajisje janë problematikë kur vjen puna tek toksinat që marrin nga gatimi.

Shtresa jo-ngjitëse të këtyre pajisjeve janë të veshura me një kimikat të prodhuar në mënyrë industriale, që quhet acidi perfluroaktanoik ose C8.

Edhe pse kjo sasi në veshjen e enëve nuk ka rrezikshëri të lartë për jetën, alternativa më të shëndetshme janë pajisjet prej hekuri, qelqi, qeramike dhe çeliku.

Tasat plastikë

Duhet të tregoni kujdes me tasat plastikë, pavarësisht se kushtojnë lirë.

Shumica prej tyre përmban bisfenol-A, një substancë që kur tretet imiton estrogjenin në organizëm.

Nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë rritje në peshë, çrregullim të ciklit, dhimbje koke dhe rrezikshmëri të lartë të radikaleve të lira.

Zgjidhni qelqin në vend të plastikës.