Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Luiz Ejlli, pak ditë më parë u dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh.
E për këtë u bë një reagim nga Dea Mishel, e cila e thumboi hapur fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, ku ishte pjesëmarrëse edhe vetë.
E pas kësaj pasoi reagimi i artistit shkodran dhe në këtë mes u përfshi edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno.
Sa mirë me qenë meshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, u shpreh ajo.
E njëjta tutje shtoi: “Hajt pra: “Oj lulija jon’ oj lulija jon’, majdanozi bëhet me limon, oj me limon”.
Luizi dhe Dea kanë qenë rivalë të mëdhenj edhe gjatë kohës sa ishin në Big Brother.
E në një nga koncertet, Ejlli e kishte interpretuar këngën e lartpërmendur duke e përmendur Dea Mishelin. /Telegrafi/