Manchester Unitedi ka fituar me përmbysje të rezultatit ndaj Brentfordit.
“Djajtë e Kuq” në fund të pjesës së parë pranuan gol nga “Bletët”, të cilët e morën avantazhin falë Pinnockut në minutën e 5-të të shtesës.
Ndërsa, më të nisur pjesa e dytë, ishte Garnacho, i cili barazoi shifrat në 1-1, njofton Klankosova.tv.
Kurse, golin e epërsisë e shënoi Hojlund në minutën e 62-të të takimit.
Me këtë fitore, Unitedi gjendet në pozitën e 10-të në tabelë me vetëm 11 pikë, kurse Brentfordi në pozitën e 12-të me 10 sosh.