Startseite » Dakordësi për marrëveshjen teknike mes dhomave të Ndërmjetësimit
Lajme

Dakordësi për marrëveshjen teknike mes dhomave të Ndërmjetësimit

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas Manjës, ky takim pasqyroi raportin e shkëlqyer mes dy ministrive dhe përkushtimin e përbashkët për drejtësi duke forcuar edhe më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Manja informoi në rrjetet sociale edhe për rezultatet e takimit.

“U dakordësuam për marrëveshjen teknike mes Dhomave të Ndërmjetësimit, që do të nënshkruhet deri në fund të nëntorit. Diskutuam gjithashtu për përmbylljen e marrëveshjes mes dhomave të avokatisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit gjyqësor, që do të krijojë mundësi të reja për profesionistët në të dy vendet tona”, u shpreh Manja.

“Bashkë do të vazhdojmë të forcojmë drejtësinë dhe të sigurojmë që qytetarët tanë të kenë akses në shërbime të cilësisë së lartë”, siguroi ministri i Drejtësisë.