Startseite » Google do të fillojë të kufizojë aplikacionet që kërkojnë qasje në të gjitha fotot tuaja
Tech

Google do të fillojë të kufizojë aplikacionet që kërkojnë qasje në të gjitha fotot tuaja

Google thuhet se do të fillojë të kufizojë aplikacionet që kërkojnë qasje në të gjithë fotot tuaja në telefon.

Tani për tani, gjiganti i teknologjisë ka filluar të kontaktojë zhvilluesit në mënyrë që ata të mund të miratojnë Android Photo Picker që ruan privatësinë.

Ju me siguri dini për aplikacionet që kërkojnë qasje në të gjitha fotot në telefonin tuaj inteligjent, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në fakt, kur një aplikacion ka qasje në të gjitha fotot, ai potencialisht mund të mësojë shumë gjëra për ju.

Andaj, mbrojtja e fotove dhe videove është mjaft e rëndësishme.

Photo Picker është atje për t’i dhënë një aplikacioni qasje në foto ose video specifike, dhe jo në të gjitha ato.

Gjithashtu, ai jep një leje një herë ose qasje të rrallë për disa prej tyre. /Telegrafi/

Etiketimet