Startseite » ChatGPT më në fund ka një aplikacion të dedikuar për Windows
Tech

ChatGPT më në fund ka një aplikacion të dedikuar për Windows

OpenAI është duke testuar një version të aplikacionit ChatGPT për Windows po aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë. Ju mund të shkarkoni një version të hershëm të aplikacionit nga ky moment në Microsoft Store.

Njëlloj si versioni Mac i aplikacionit, përdoruesit mund të bëjnë pyetje në një dritare të dedikuar që mbetet e hapur krahas aplikacioneve tuaja.

Gjithashtu përdoruesit mund të ngarkojnë të dhëna dhe foto në ChatGPT ndërsa vjen me qasjen në modelin e fundit o1 i cili është i aftë të arsyetojë.

Aplikacionit ende i mungojnë disa funksionalitete. Menjëherë pasi OpenAI lançoi ChatGPT në Mac në Qershor, një zhvillues zbuloi një problem sigurie i cili ruante bisedat në tekst të lexueshëm.

Që atëherë OpenAI e ka adresuar problemin dhe tani të dhënat e ruajtura lokalisht enkriptohen. Edhe pse aplikacioni fillimisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë, OpenAI thotë se planifikon ta sjellë tek të gjithë përdoruesit.

/PCWorld Albanian