Startseite » Nesër nis BBVK 3, spektakli i garantuar në shtëpinë e ëndrrave
Lajme

Nesër nis BBVK 3, spektakli i garantuar në shtëpinë e ëndrrave

Kronikë nga: Bardha Shala

Edicioni i radhës i Big Brother VIP Kosova 3 nis të premten mbrëma.

Organizatorët premtojnë një spektakël që do ta kalojë edicionin e kaluar, në çdo aspekt, duke përfshirë këtu edhe shikueshmërinë, e cila edhe më parë thyente rekorde në baza ditore, raporton Klan Kosova.

Risitë në Big Brother VIP Kosova 3 janë të shumta, por jo edhe moderatorët e prajmeve.

Krah Alaudin Hamitit do të jetë sërish Jonida Vokshi, e cila thotë se është privilegj të jetë përsëri udhëheqëse e super-spektaklit.

“Jam shumë entuziaste. Edhe pse jemi sërish për herë të tretë bashkë me Dinin, prapë emocionet janë si të jetë edicioni i parë, d.m.th. sidomos në këtë fazë të parapërgatitjeve, na ndajnë vetëm 24 orë e diçka, kështu që jemi kështu (reagon nën ethe) gjithë tension”, deklaroi Vokshi.

Megjithatë, ajo e pranon që kësaj radhe, përgjegjësia mbi të dhe Hamitin peshon më shumë se dy herët e kaluara.

Se analiza e banorëve dhe zhvillimeve brenda shtëpisë më të njohur shqiptare në gjithë globin do të jetë e jashtëzakonshme, nuk ka asnjë dyshim. Këtë e garanton fakti se opinionistë do të jenë figurat e mirënjohura të televizionit dhe jetës publike, Milaim Zeka e Olta Gixhari.

Formati spektakolar i Big Brother VIP Kosova 3 do të shfaqet live 24 orë, në dy kanale ekskluzive të platformës ArtMotion, ndërsa përmbledhjet ditore e prajmet e të premtes dhe të së hënës, edhe në ekranin e televizionit Klan Kosova.