Startseite » Dhunohet një vajzë në Pejë, arrestohet i dyshuari
Lajme

Dhunohet një vajzë në Pejë, arrestohet i dyshuari

E mori nga vendi i saj i punës. Nën kërcënim e solli deri në shtëpinë e tij.

Një vajzë rreth të 20-ve ka raportuar në Polici se është dhunuar të premten pnga një person i moshës 26 vjeçare, dhe është mbajtur në shtëpinë e tij gjatë gjithë natës pa pëlqimin e saj.

I njëjti më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar”, thuhet nga Policia.

Arrestimin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi që tha se viktima ka marrë edhte tretman mjekësor.

I njëjti është arrestuar dhe derguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin nuk ka të dyshuar të tjerë, kurse ndaj të dyshuarit është kërkuar caktimi i paraburgimit.