Startseite » Ja sesi të regjistroni një kontakt të ri direkt nga aplikacioni WhatsApp
Tech

Ja sesi të regjistroni një kontakt të ri direkt nga aplikacioni WhatsApp

Whatsapp ka prezantuar kohët e fundit ndryshimet që do të vijnë në këtë aplikacion dhe ajo që bie në sy është aksesi që na jep kompania për të regjistruar kontakte të reja brenda aplikacionit, opsion i cili më pare nuk na lejohej. Versioni i fundit Beta ka sjellë disa ndryshime të dukshme në këtë aplikacion.

Në momentin kur hapet chat-i në Whatsapp, ne mund ta regjistrojmë kontaktin e panjohur duke nisur bisedën e re pa ndonjë problem. Ky ndryshim do të vihet re në telefonat Android si fillim sepse në iOS do të aksesohet në një moment të dytë njoftoi kompania Meta.

Opsioni i ri nuk kërkon që të largohemi nga aplikacioni për të kaluar në listën tuaj të kontakteve dhe kjo metodë shkaktonte edhe ngatërresa mes numrave që regjistroheshin në memorien e aparatit tuaj celular. Versioni Beta ka filluar ta përdorë këtë opsion të ri regjistrimi.

Telefonat Android duhet që të kenë funksional një nga versionet Beta të Whatsapp-it:  2.23.8.2 , 2.23.8.4 , 2.23.8.5 dhe 2.23.8.6  që të keni mundësi të përdorni opsionin e ri që do të lehtësojë veprimtarinë në këtë aplikacion.

/PCWorld Albanian